Kjo ka qënë pritja që i kanë rezervuar banorët e Jubanit, kandidatit të PSD Tom Doshi. Ai është ndalur në këtë zonë, ku ka marrë garancinë për një fitore të thelle për zgjedhjet e 25 Qershorit.

Gjatë këtij takimi banorët kanë vlerësuar humanizmin e deputetit Doshi, përballë nevojave të komunitetit. Gjatë fjalës së tij deputeti Doshi, ka deklaruar se nuk është në politikë falë muskujve por falë mbështetjes së thellë të banorëve. Deputeti Doshi, është shprehur se mafia që sot është president kërkon të kthehet në padrino për vendin. Ndërkohe qe ai ka akuzuar edhe organet e drejtësisë që kërkojnë të njollosin emrin e tij, për kontributin që ai ka dhënë për të varfrit, dhe për objektet e kultit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMINISTRI BUSHATI TAKIME ME BIZNESIN NE SHKODËR
Artikulli tjetërMETA NE SHKODER : VOTË KUNDËR ATYRE QË MBROJNË INTERESIN E MAFIES SË MBETJEVE