Bardh Spahia është zgjedhur kandidat për kryetar i bashkisë së Shkodrës nga primaret e zhvilluara nga Sali Berisha me 1011 vota. Në deklaratën për mediat në përfundim të procesit të numërimit të votave kandidati Spahia tha se kjo ishte një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike, pasi përmes këtij mekanizmi u aktivizua demokracia.

Spahia është I bindur që zgjedhjet e 6 marsit do të fitohen nga demokratët e vërtetë, ndërsa tha se respekton garën e kandidates së PD Majlinda Angoni.

Spahia tha se nuk ka vend për hakmarrje mes demokratëve, por objektivi i tij kryesor është bashkimi demokratëve.

Ndër të tjera, kandidati i Komisionit të Rithemelimit të PD për bashkinë Shkodër Bardh Spahia deklaroi se qëllimi i tij është perfaqesimi i interesave të shkodranëve.

 

Artikulli paraprakPD: SHQIPËRIA E FUNDIT NË RAJON PËR SHËRBIMET SHËNDETËSORE, SHKAKTAR JANË KONCESIONET KORRUPTIVE
Artikulli tjetërPRIMARET E BERISHËS? BALLA: ‘NON GRATA’ DHE PRODUKTET E TIJ MBETET GJITHNJË ‘NON GRATA’