
Kryeministri Edi Rama është një nga kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg.
Ky lajm është bërë me dije nga akademikja dhe gazetarja Suzana Starikov nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’.
“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruan ajo.