
Lagjet Parrucë – Xhabiej kanë qënë takimi i parë i kandidatëve për deputetë të PS në qytetin e Shkodrës. Deputetja dhe Kandidatja Edona ‘Bilali, se bashku me kolegët Onid Bejleri dhe Xhenis Cela te shoqëruar nga drejtuesi politik Benet Beci janë takuar me banorë të kësaj zone duke marrë edhe mbështetjen e tyre.
Në fjalën e tij drejtuesi politik Benet Beci u shpreh se Shkodra ka njohur një ndryshim rrënjësor në këto dy vite dhe 11 Maji do të jetë dita e vazhdimësisë së vemendjes së investimeve për Shkodrën.
Onid Bejleri dhe Xhenis Çela, në të njëjtën linjë u ndalën tek rëndësia e mbështetjes masive´për projektet për Shkodrën.
Shkodra në 2 vite është kthyer në kantier pune dhe për kandidatë e PS, gjatë kësaj periudhe është treguar qartë mbështetja e qeverisë shqiptare jo vetëm për qytetin por për të gjithë Qarkun Shkodër.