Pa deklarata të forta e akuza të rënda kundër kandidatëve të tjerë, kandidati i Partisë Drejtësi Integrim Unitet, Sait Fishta thotë së ka zgjedhur një mënyrë tjetër të të bërit fushatë.

I shoqëruar edhe nga kryetari i PDIU-së në Shkodër, Liljan Idrizi, Fishta zhvilloi një takim me banorët e lagjës së Dërgutit në kuadër të zgjedhjeve të 25 qershorit. Përmes bashkëbisedimit me ta, u la të kuptohej se në atë zonë investimet kanë qënë të pakta dhe se duhet bërë më shumë.

Sait Fishta premtoi se do jetë zëri i dëgjuar i shkodranëve në parlamentin e ardhshmëm. Nga ana tjetër banorët shprehen se do ta mbështesin kandidaturën e Sait Fishtës dhe numrin 13 ditën e votimeve. Sait Fishta njihet prej vitesh në Shkodër, por edhe më gjërë edhe si një biznesmen, por edhe bamirës.

Artikulli paraprakIZMIRA ULQINAKU PREZANTOHET NË POSTRIBË
Artikulli tjetërLORENC LUKA: ME 25 QERSHOR, BASHKË DREJT FITORES