
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Kliti Hoti, zhvilloi sot një takim me një grup sipërmarrësish të rinj, ku vuri në pah rëndësinë e mbështetjes së kësaj kategorie për të ardhmen e vendit. Në një bashkëbisedim të hapur, Hoti theksoi se të rinjtë që zgjedhin të investojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri janë një pasuri kombëtare që duhet ruajtur dhe fuqizuar.
Gjatë takimit, Hoti prezantoi edhe pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike për mbështetjen e sipërmarrjes së re, ku përfshihen lehtësira fiskale, ulje taksash, akses më i lehtë në financime dhe reforma për të thjeshtuar hapjen dhe zhvillimin e bizneseve të reja.
Kliti Hoti u zotua se do të jetë një zë i fortë për të rinjtë dhe bizneset e tyre, duke theksuar se një Shqipëri më e mirë ndërtohet vetëm duke fuqizuar rininë dhe sipërmarrjen.