Kudo në bashkinë e Shkodrës nuk e ke të vështirë të hasësh me rrugica e rrugë në gjendje shumë të keqe. Kjo është një problematikë që e ndjen edhe në lagje të vjetra të qytetit si Dudas, Dërgut apo Kiras, ashtu edhe në periferi e zonat informale si zooteknike apo lagjen “Mark Lula”. Një situatë e tillë ndoshta edhe më e keqe është në rrugët e rrugicat e fshatrave të populluar të bashkisë, në Golem e Dobraç, Gur të Zi e Postribë, Bërdicë, Anamal, Dajç e Velipojë.
Nuk mund të kemi qytetarë të dorës së dytë në bashkinë Shkodër! Pamje si këto më poshtë do të marrin fund.
Angazhohem për një projekt të investimit në 80 km rrugë urbane në lagjet e qytetit, periferitë informale dhe fshatrat e mëdhenj, për ta mbyllur njëherë e mirë këtë situatë. Brenda 4 viteve në qytet nuk do të ketë më asnjë rrugë të paasfaltuar apo të parikonstruktuar.
Angazhohem për t’i dhënë fund një praktike, për mendimin tim jo të mirë të bashkisë Shkodër të investimeve të vogla të shtrira në vite, të cilat janë të dëmshme për cilësinë e investimeve. Buxhetin që kemi do ta përdorim për të filluar e përfunduar çdo rrugë që marrin përsipër në të gjjithë elementet e saj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid08LjVvvAT86mjz7DdC3su732wG3w4mJLzQ6hCG118X2KVtnucRCnMdppAQKwB21tyl&id=100063543730287&sfnsn=mo&mibextid=RUbZ1f

Artikulli paraprakBE SHEH RËNIE TË AZILKËRKUESVE SHQIPTARË NË VITIN 2023
Artikulli tjetërNDIKIMI I PËRDORIMIT TË INTERNETIT NË SHËNDETIN MENDOR, EKSPERTËT: ADOLESHENTËT KTHEHEN NË PERSONA TË IZOLUAR E TË DHUNSHËM