
Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Shkodrën, Bardh Spahia, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjeve “Sarreq” dhe “Gjuhadol” në Shkodër nga ku u njoh me problematikat që këto qytetarë kanë. Gjatë takimit u zhvilluan biseda të hapura si dhe u dhanë ide për projekte për banorët e këtyre lagjeve.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Spahia shprehet se iniciativa private, guximi por edhe tradita e trashëguar në shumë familje shkodrane, kanë gjallëruar këtë zonë me aktivitete të shumta tregtare.
Spahia gjithashtu shtoi se edhe në këto zona problemet mbeten të njëjta duke akuzuar qeverinë se gjatë periudhës së pandemisë nuk iu ka ardhur në ndihmë këtyre bizneseve si dhe mbështetja ka qenë inekzistente.
“Xhirot ditore janë zvogëluar, janë më pak klientë e në disa minimarkete, vazhdojnë të shfaqen lista të njerëzve që nuk kanë mundësi të blejnë me lekë në dorë” – shtoi Spahia në postimin e tij.
POSTIMI I PLOTË
Ditë pas dite po afrohemi të gjithë bashkë, drejt Fitores së 6 marsit 2022 ✌🏻. Takimet me qytetarët sot në Sarreq dhe në Gjuhadol, dy nga zonat më të vjetra të Shkodrës tonë, u shoqëruan me biseda të hapura, ide e projekte që do t’i realizojmë bashkarisht. 🤝
Iniciativa private, guximi por edhe tradita e trashëguar në shumë familje shkodrane, kanë gjallëruar zonën me aktivitete të shumta tregtare. Problemet janë të njëjta, si në të gjitha bizneset e tjera të Shkodrës: Ndihma e shtetit në kushtet e vështira të pandemisë, ka qenë thuajse inekzistente.❌
Xhirot ditore janë zvogëluar, janë më pak klientë e në disa minimarkete, vazhdojnë të shfaqen lista të njerëzve që nuk kanë mundësi të blejnë me lekë në dorë.
Të gjithë pa përjashtim, janë të vendosur, janë të bindur, përgjigja ndaj këtij shteti përjashtues ndaj Shkodrës, do të jepet me votën masive kundër metastazave të grimuara të keqqeverisjes, që tentojnë bashkinë tonë. ✌🏻
https://www.facebook.com/100064103432806/posts/315433993936713/?d=n






