
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Kliti Hoti, zhvilloi një takim me banorët e Dajçit, ku dëgjoi nga afër shqetësimet dhe problemet me të cilat përballet kjo zonë prej vitesh. Shpopullimi masiv, mungesa e investimeve dhe dështimi i mbajtjes së premtimeve nga qeveria ishin në qendër të diskutimit.
Kliti Hoti prezantoi përpara banorëve edhe pikat kryesore të planit të Partisë Demokratike për zhvillimin e bujqësisë dhe rikthimin e emigranteve gjithashtu pike e forte programit te Partise Demokratike eshte prodhimi ” Made In Albania”.
Sipas Hotit, Dajçi dhe gjithë Bregu i Bunës meritojnë më shumë vëmendje, infrastrukturë dinjitoze dhe mundësi për të rinjtë, për t’u kthyer në një zonë me potencial real zhvillimi.