
Kandidati i PD Kliti Hoti në ditën ndërkombëtare të punës ka zhvilluar një takim me përfaqësues të sindikatave.
POSTIMI I PLOTË
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, patëm një takim të rëndësishëm me përfaqësues të sindikatave, ku diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve.
Nesër, në qeveri, do të angazhohemi për të krijuar kushte më të mira për punonjësit, duke siguruar mundësi të barabarta zhvillimi dhe mbrojtje të të drejtave të tyre.
Mirënjohje për çdo punëtor të Shkodrës, që me përkushtimin dhe mundin e tij ndihmon në zhvillimin e qytetit dhe vendit tonë.