Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Kliti Hoti, vizitoi sot Shtypshkronjën “Shkodra”, një nga institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit. Gjatë vizitës, ai u njoh nga afër me punën dhe sfidat e këtij institucioni, falë mikpritjes së z. Gjon Serreqi, trashëgimtarit që prej dekadash ruan me përkushtim këtë vlerë kombëtare.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat që përjetojnë sot shtypshkronjat në vend, nga mungesa e investimeve në teknologji te rënia e interesit për librin dhe mbështetja e dobët institucionale.

Në fund të vizitës, kandidati Hoti theksoi se Shkodra, dikur zemra e kulturës dhe dijes shqiptare, është lënë qëllimisht në harresë nga politika e sotme. Ai premtoi se me Partinë Demokratike në qeveri, qyteti do të rikthehet si një qendër e fuqishme kulturore, arsimore dhe mediatike – ashtu siç e meriton.

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 11 MAJIT/ VOTOJNË 497 EMIGRANTËT E PARË, MBËRRIJNË VOTAT E PARA NGA DIASPORA! JA SI GRUMBULLOHEN, SIGUROHEN DHE SI DO NUMËROHEN
Artikulli tjetërPËRGATITJET PËR SEZONIN TURISTIK NË LEZHË