
Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, po vijon takimet me biznesin në Shkodër. Zhvillimet që kanë prekur qytetin gjatë dy viteve të fundit kanë dhënë efektet e tyre edhe në rritjen e performancës së bizneseve, në prezantimin e tyre si pjesë e Shkodrës dhe në marrëveshjet me klientë ndërkombëtarë. Vetë drejtuesit e bizneseve, edhe në këtë takim, shprehën se zhvillimet pozitive për Shkodrën duhet të vazhdojnë.
Gjatë këtij takimi, kandidati Besmir Lesha mori mbështetjen e punonjësve si përfaqësuesi i tyre i ardhshëm në Parlamentin e Shqipërisë. Ata vlerësuan kontributin e tij, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, por mbi të gjitha, si një djalë i Shkodrës.