POSTIMI I BARDH SPAHISË

SI CDO SHQIPTAR, EDHE EDI RAMA I KA SYTE NGA OPOZITA! ✌️✌️✌️
Edhe Edi Rama po e ndjen NDRYSHIMIN që po vjen, aq sa edhe në mitingun e vet hapës, analizon kundërshtarin, duke provuar se sa i vëmendshëm është ndaj mesazheve të opozitës. Dhe mirë bën sepse vetë ofron vetëm fasadë. Inskenim artistik i denjë për një piktor gati për të dalë në pension! Atë di të bëjë, për të mbuluar mungesën e një bilanci! Kur qytetarët e vet paguajnë vetë trajtimin 3 mijë eurosh antiCovid, taksat e tyre Edi Rama i përdor për spektakël dhe mburret me të!!! Vetëm kaq mjafton për të kuptuar se qytetarët nuk janë prioriteti i Edi Ramës! Fasada, Edi Rama, sado e kushtueshme nuk të mbulon dot të inkriminuarit që mban pranë vetes, as PPP-të e tenderat sekretë! Ato janë aty si prova se cfarë ke bërë në këto 8 vite megjithë njollën që i ke vënë Shqipërisë duke e lënë pas derës së BE-së, e nuk mbulohen me shpenzime luksi për fasadë.
Ndihesh i vetmuar Edi Rama, e prandaj numëron numrat e opozitës në shesh! Në fakt nuk janë numra, por ENERGJI, FRYME, NDRYSHIM, PADURIM për të të larguar ty dhe shpurën tënde. Dhe këtë e ndjen edhe ti, prandaj i ke sytë nga opozita! Dhe ke të drejtë! NDRYSHIMI po vjen! #25Prill#ShqipëriaFITON 🇦🇱✌️
P.S. Sa për aktrimin si inspektor shëndeti, nuk e kanë harruar shqiptarët, sesi një vit më parë mblodhe të tutë masivisht në Kongres dy ditor me orë të tëra, në sallë të mbyllur në pallatin e kongreseve fiks kur Koronavirusi kishte shfaqur shenjat edhe në Shqipëri!

Artikulli paraprakRAMA SULMON PD-NË NGA SHESHI “SKËNDERBEJ”: TË PAPËRGJEGJSHËM, VUNË PARTINË MBI SHËNDETIN E NJERËZVE! DHËNDRI U VONUA 1 ORË
Artikulli tjetërRAMA REFUZON DEBATIN LIVE ME BASHËN: NUK KAM PËRBALLË LIDERIN REAL, AI ËSHTË NJË…