Kandidati për deputet në radhët e PD, Bardh Spahia, ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë administrative Bërdicë.

Spahia u njoh me problematikat e banorëve dhe u premtoi atyre se kjo situatë do të ndryshojë pas 25 prillit.

POSTIMI I BARDH SPAHISË

Të braktisur dhe pa asnjë mbështetje, me banorët e saj që e braktisin çdo ditë: Ky është realiteti i trishtë i banorëve të Bërdicës!
Indiferenca e shtetit në 8 vite, ka bërë që 75% e banesave të braktisen!
Kjo situatë duhet dhe do të ndryshojë me #25Prill, me një program konkret të Partisë Demokratike për ekonominë, për zhvillimin e zonës dhe rikthimin e shpresës për banorët e kësaj zone!
#25Prilli është dita e ndryshimit të madh!
#25Prill #PD #Nr.9️⃣
#BardhSpahia #Nr.7️⃣
#ShkodraFiton
#ShqipëriaFITON 🇦🇱✌️