Kandidati për deputet në radhët e PD, Helidon Bushati, ka zhvilluar një takim me mësuesit e Shkodrës.

Përmes një postimi në Facebook, Helidon Bushati shkruan shprehjen e George Orwell i cili ka thënë se nëse nëse do ta shuash një komb, shkatërro arsimin.

Bushati premtoi se PD do të angazhohet të rrisë rrogat me 60%, ku jo më pak se 700 euro në muaj për mësuesit.

“Mësuesit meritojnë dinjitet”, shtoi ai në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË I HELIDON BUSHATIT

Albumi i falenderimit.
Mësuesit i besojmë gjënë më të shtrenjtë, dritën e syve tanë. Femijët tanë. Nëse do ta shuash një komb, shkatërro arsimin. Dhe këtë u mundua të bëjë i pashkolli. Nuk trajtoi me dinjitet figurën e mësuesit.
Ndryshojmë si nata me ditën me qeverisjen e të paaftit. Angazhohemi t’u rrisim rrogat me 60%, jo më pak se 700 euro në muaj. Sepse mësuesit për ne meritojnë dinjitet!
https://www.facebook.com/102481178554139/posts/132790585523198/?d=n