Kandidati për deputet në radhët e PD, Helidon Bushati, ka zhvilluar një takim me të përndjekurit politik të Shkodrës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në ‘Facebook’. Bushati shprehet se e ndjen plagën e komunizmit pasi ai vetë vjen nga një familje e përndjekur politikisht.

Prandaj sot kemi përkrah të përndjekurit politik. Sepse me 25 Prill kanë një mision. Të mbyllin kapitullin më të errët të jetës së tyre. Njëherë e mirë. Ta ndëshkojnë me vote atë që u tall me antikomunizmin e këtij qyteti”, shkruan Bushati në postimin e tij.

POSTIMI I HELIDON BUSHATIT

Albumi i rezistencës.
Si bir i një familje të përndjekur politikisht, e di shumë mirë sesa dhemb plaga e komunizmit. Dhemb edhe më shumë kur në krye janë bijtë e tyre.
Prandaj sot kemi përkrah të përndjekurit politik. Sepse me 25 Prill kanë një mision. Të mbyllin kapitullin më të errët të jetës së tyre. Njëherë e mirë. Ta ndëshkojnë me vote atë që u tall me antikomunizmin e këtij qyteti!
https://www.facebook.com/102481178554139/posts/134136342055289/?d=n