Kandidati për deputet në radhët e PD, Bardh Spahia, vijon takimet e tij në qytetin e Shkodrës.

Përmes nje postimi në “Facebook” bën me dije se ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza të fushave të ndryshme të ekonomisë dhe drejtësisë.

Gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar mbi sfidat e jashtëzakonshme që ka kaluar vendi ynë, veçanërisht në vitet e fundit.

POSTIMI I PLOTË

Pata kënaqësinë të ndaja disa momente me profesioniste të fushave të ndryshme të ekonomisë dhe drejtësisë, vajza të cilat kanë zgjedhur të kontribuojnë në qytetin tonë.
Folëm për sfidat e jashtëzakonshme që ka kaluar vendi ynë, veçanërisht në vitet e fundit, ku meritrokracia në karrierën e të rinjve është në nivele alarmante.
Vetëm bashkë mund t’ja dalim t’i kthejmë vendit tonë dinjitetin, meritën dhe barazinë në çdo aspekt.
#25Prill #NDRYSHIM #PD #Nr9
#BardhSpahia #Nr7 ✌️✌️
#ShqipëriaFITON ✌️🇦🇱