Kandidati për deputet në radhët e PD-së, Bardh Spahia, ka zhvilluar një takim me banorët e Rajonit 2 në Shkodër.

Spahia ka diskutuar me banorët në lidhje me ekonominë, papunësinë dhe emigracionin e të rinjve shqiptar gjatë këtyre 4 viteve të fundit.

Përmes një postimi në Facebook kandidati për deputet ndan disa momente nga takimet e tij në këtë rajon si dhe premton se e vetmja alternativë është pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe votimi për programin e Partisë Demokratike.

POSTIMI I PLOTË

Bisedat me banorët e Shkodrës vërtetojnë çdo ditë se Shkodra është në ditët e saj më të errëta!
Ekonomia ka arritur nivelet më kritike, papunësia është në nivelet më të larta, emigracioni një plagë që është rritur gjatë 4 viteve të fundit, shkodranët sot janë pa shpresë.
Banorët e Rajonit 2 në Shkodër e kanë kuptuar që alternativa e vetme për ndryshimin e kësaj situate, është pjesëmarrje në zgjedhjet e #25Prillit, si e vetmja shpresë për të sjellë ndryshimin nëpërmjet programit të Partisë Demokratike.
Një program ambicioz, që synon kthimin e ekonomisë shqiptare në vendin e duhur, rritjen e punësimit për shqiptarët dhe afrimin e Shqipërisë me BE-në.
#25Prill #PD #Nr.9️⃣
#BardhSpahia #Nr.7️⃣
#ShkodraFiton
#ShqipëriaFITON 🇦🇱✌️

Artikulli paraprakCOVID19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 317 RASTE TË REJA DHE 6 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërMINISTRJA E SHËNDETËSISË, OGERTA MANASTIRLIU ZBULON SHIFRËN: JA SA ARSIMTARË JANË VAKSINUAR NË SHQIPËRI