Kandidati i parë në listë për Partinë Demokratike të Shkodrës Romeo Gurakuqi takoi banorët dhe vizitoi bizneset e lagjes “Perlat Rexhepi”, zonë në të cilën jetoi plot 40 vite.

Gurakuqi ofroi mbështetjen e tij dhe të PD-së për problemet me të cilat përballen banorët. Për bizneset e vogla, Gurakuqi u bëri me dije qytetarëve se do të këtë ulje të konsiderueshme taksash. Prej 1 jave kandidati Romeo Gurakuqi vijon takimet intensive në të gjithë qytetin. Nën sloganin “Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt”, ky subjekt politik ka ngritur edhe një program të detajuar për rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor, përmirësimin e arsimit, rritjen e kujdesit social si dhe rritjen e pensionit minimal për moshën e tretë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDËMSHPËRBLIMET, PROTESTOJNË TË PËRMBYTURIT
Artikulli tjetërDOSHI: NË SHKODËR MARR TRE DEPUTETË