
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër, Majlinda Angoni zhvilloi një takim me familjet e veteranëve dhe drejtuesit e Lanç. Në fjalën e tyre, pjesëmarrësit shprehën mbështetjen për Angonin duke theksuar se janë lodhur nga 30 vite drejtim pa busull të bashkisë Shkodër.
Angoni vlerësoi bashkëpunim në vazhdimësi me këtë target grup edhe gjatë drejtimit të prefekturës ndërsa kërkoi mbështetjen e tyre për të zgjedhur për herë të parë në historinë e Shkodrës një bijë të qytetit e cila dhe me mbështetjen e qeverisë do bëjë më të mirën për qytetin.






