Pas kritikave që mori kandidatura e tij për kryetar të KLSH Bahri Shaqiri, presidenti Ilir Meta i ka kthyer një përgjigje të gjithë skeptikëve. Pasi mbajti homazhe para bustit të Islamil Qemalit, në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së tij, Meta u përgjigj shumë shkurt, duke shtuar se në punën e tij e udhëheqin Kushtetuta dhe interesi publik.

“Kushtetuta dhe interesi publik më udhëheqësin në veprimet dhe aktet e mia”, tha Meta. Kujtojmë se zëra nga maxhoranca pohuan se Shaqiri nuk plotësonte kriteret ligjore për këtë detyrë.

Meta u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me kompetencat që dje Rama ia delegoi Gent Cakajt, duke i besuar Ministrinë e Jashtme. Teksa u tregua i përmbajtur në përgjigjen e tij Meta tha se e ka të qartë se kujt mund t’i delegoj autoritetin kushtetues në emër të Republikës së Shqipërisë.

“S’kam asnjë koment për organizimet e bindshme të qeverisë apo të pushtetin vendor. E kam të qartë ai president i Republikës edhe për shkak të vendimit vizionar të gjykatës Kushtetuese, se kujt institucioni mund t’i delegoj autoritetin kushtetues në emër të Republikës së Shqipërisë”, theksoi ai.

Mes të tjerash kreu i shtetit shqiptar tha se sot është momenti kur të përkulemi para veprës dhe kontributit të Ismail Qemalit, për një Shqipëri Europiane.

“Ju falënderoj që gjetët kohë për të na shoqëruar këtë moment, të përkuljes para monumentit të themeluesit të shtetit tonë modern dhe të atit të Pavarësisë së Shqipërisë në këtë 100-vjetor të kalimit të tij në përjetësi. Për shkak të veprës së ndritur”, pohoi Meta.

Artikulli paraprakMOTI/ RRITET NIVELI NË LIQENIN E FIERZËS, 115 FAMILJE TË BLLOKUARA NË DIBËR
Artikulli tjetërSTAR TREND – 24.01.2019