Provat gjenerale per premieren “Kandili i Argjandit”, te shkruar nga Martin Camaj, jane tashme drejt fundit. Kjo drame do te paraqitet ne skene ne kuader te 90-vjetorit te shkrimtarit te njohur Martin Camaj. Ngjarjet ndodhin ne qytetin e Shkodres, ne nje familje tregtare shkodrane, ne fazen e pare te revolucionit komunist ne Shqiperi ose ne periudhen e mbledhjes se arit.

Regjizori Fatbardh Smaja nenvizon se kjo eshte hera e pare qe do te vihet ne skene duke e cilesuar ndryshe nga premierat e tjera. Drama “Kandili i Argjandit” e Martin Camajt do te vihet ne skenen e teatrit “Migjeni” pas Pak ditesh, nen regjine e Fatbardh Smaja dhe nen interpretimin e aktoreve Merita Merita Smaja , Rita Gjeka , Arben Spahija, Jozef Shiroka , Enver Hyseni, Agron Dizdari , Simon Shkreli , Nikolin Ferketa dhe Eliona Kodra Shkreli . Spektatoret do te kene mundesine te behen pjese e batutave te zgjedhura, nen interpretimin e kastes se aktoreve shkodrane duke kujtuar nje realitet te dikurshem i cili eshte aktual edhe ne ditet e sotme!