Duket se ka qene nje sukses i padiskutueshem edhe ne Tirane Drama “Kandili i Argjandit”, shkruar nga Martin Camaj dhe vënë në skenë nga regjisori I ndjere shkodran, Fatbardh Smaja, me trupën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës .

Protagonistet rrefejne se shfaqja në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, percoi tek te pranishmit mjaft emocion edhe pse kesaj drame i mungonte drejtuesi kryesor ai qe i dha jete shkrimeve te te madhit Martin camaj, Fatbardh Smaja. Bardhi pati mprehtësinë e duhur që, pikërisht në këtë situatë aspak shpresëdhënëse për spektatorin, të sjellë dritën e Kandilit të Argjandit në kohën më të duhur të tij.Kjo ishte deshira e Bardhit i ketij njeriu qe interpretoi mbi 50 role në teatër disa role në kinematografi i cili kishte kurdohere kishte aftësinë për të të percjellur tek personazhi në mënyrë natyrale dhe aspak te sforcuar idene e tij. Ai donte qe drama te luhej ne te gjitha trevat shqiptare ndaj dhe dy protagonistet se bashku me artistët e tjerë sollen ne 5 dhe 6 dhjetor ne kryeqytet veprën e fundit, të cilën e vuri në skenë regjisori Fatbardh Smaja, një nga mjeshtrit e paharruar te teatrit.

Artikulli paraprakFRPD ZGJEDH KRYETARIN, FITON GARËN KOMBËTARE BELIND KËLLIÇI
Artikulli tjetër“STEEL WINGS ALBANIA” VIZITOJNË SHKODREN