Ishte nje nga veprat e tij te fundit te vena ne skenen e teatrit migjeni, por kjo drame e cila entuziazmoi shkodranet, nuk do te ndalet vetem ne tEatrin Migjeni. Do te kete nje tur aktivitesh ku kjo veper, do te mbaje gjalle edhe kujtimin e regjisorit te kesaj drame Fatbardh Smajes.

Aktorja Rita Gjeka ka folur edhe per pergatitjet qe po behen, per kete tur, nderkohe qe provat po kryhen ne ambjentet qe po rikonstruktohen ne teatrin Megjini. Spektatoret pritet te magjepsen serish ashtu si ne Shkoder nga Martin Camaj ne sallen e teatrit “Migjeni” te Shkodres. Shkrimtari i mirenjohur i cili nuk jeton me, erdhi tek spektatoret permes interpretimit te aktoreve te teatrit te Shkodres te drames “Kandili i Argjandit”. Loja aktoriale shume e mire e pjeses me te madhe te aktoreve, gershetuar me subjektin e drames, kane sjelle nje qetesi absolute ne salle, sic ndodh vetem ne rastet kur spektatoret e perjetojne individualisht ate qe ndjekin. Spektatorja me e vecante e premieres, ishte edhe Erika Camaj, bashkeshortja e autorit te drames. Drama me regji te Fatbardh Smajes dhe konsulence artistike te Stefan Capalikut, vinte ne kuader te 90 vjetorit te lindjes se shkrimtarit Martin Camaj. E shkruar ne mesin e viteve 50, drame percjell nje fragment te jetes se shqiptareve nen diktaturen komuniste, me nje gjuhe te vecante karakteristike e Camajt.