Blute e Shkodres kane vene pranga një 39 vjeçar banues nga fshati Guri i Zi. Sipas policise behet me dije se ky shtetas eshte vene ne pranga, sepse ka kanosur per motive te dobeta me nje arme zjarri zjarri pistoletë pa numër dhe pa fishekë shtetasin E. O. 21 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi bashkia Shkodër.

Sipas te dheneva te bluve behet me dijse autori eshte konfliktuar per motive te dobeta me komshiun e tij 21 vjecar. Blute e Shkodres me te marre informacion ne lidhje me ngjarjen ne fjale, kane bere arrestimin ne flagrance te 39 vjecarit Arben Lahi, 39 vjec banues ne fshatin Guri i Zi. Nderkohe qe tashme, blute e shkodres i kane kaluar materialet ne ngarkim te ketij shtetasi, prokurorise se rrethit gjyqesor te Shkodres.POLICIA E DURRËSIT, SEKUESTRON DROGËN QË U NIS NGA BUSHATI 

Policia e Durrësit ka ndaluar një trajler në port i cili po transportonte një sasi prej 700 kg kanabis nga Bushati i Shkodrës për në Milano.

Droga po transportohej me linjën e trageteve Durrës-Bari, ndërsa është bërë i mundur ndalimi i drejtuesit të mjetit, Ervin Pëllumbi, 36 vjec, banues ne Laprake. Po ashtu u ndalua edhe pronari i mjetit Albert Doku, 51 vjec, banues ne Tirane.

POLICIA VË NË PRANGA DY SHTETAS, DROGA DESTINACION ITALINË

Sipas policisë kufitare të Durrësit droga u gjet pas një kontrolli që iu bë në port trajlerit i cili po transportonte lëndë drusore.

“Ngarkesa përbëhej nga paleta me dru zjarri ku në brendësi të tyre ishte e vendosur edhe lënda narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, e ngarkuar ne Bushat të Shkodrës me destinacion trafikimin në Milano. Në total ishin 32 paleta dhe 10 prej tyre kishin në brendësi lendën narkotike” informoi policia.

 

Artikulli paraprakTUKAJ: MJETET 8+1 NË SHKODËR PO FALIMENTOJNË
Artikulli tjetërEDUART NDOCAJ DO TË JETË DEPUTETI MË I RI I KUVENDIT