
Kjo është pamja që ofron hyrja e qytetit të Shkodrës pranë urës së Bahçallëkut në orët e mbrëmjes, një kantier i hapur ndërtimi që më shumë se i tillë, është kthyer në një sfidë për qarkullimin e automjeteve
Në jo pak raste, në këtë aks rrugor, për shkak të mungesës totale të ndriçimit dhe sinjalistikës, kanë ndodhur gjate nates edhe aksidente me pasoja
Edhe ato pak tabela sinjalizuese që kanë mbetur janë të dëmtuara, të goditura nga automjetet dhe nuk kryejnë asnjë funksion për orientimin dhe drejtimin e mjeteve.
Banorët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme nga ana e firmës që po kryen punimet, pasi mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor është kthyer në një kërcënim serioz për jetën e kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve.
Deri në marrjen e masave konkrete, ky segment rrugor mbetet problematik dhe rrezik potencial për qarkullimin, ndërsa drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët janë të detyruar të lëvizin në kushte të pasigurta, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes.
Në fakt Shkodrës vërtetë po i behet nje investim madhor siç është ura e re mbi lumin Drin por firma që po kryen punimet duhet të marrë masa për qarkullimin natën, që të mos ketë pasoja.






