Qindra valixhe janë parë jashtë terminalit në aeroportin Heathrow në Mbretërinë e Bashkuar, duke shkaktuar një situatë kaotike.

Një reporter i Sky News filmoi skenat kaotike me qindra valixhe të grumbulluara jashtë terminalit në aeroportin më të ngarkuar në Mbretërinë e Bashkuar.

‘Kishte grupe valixhesh pa pronarë të grupuara’- tha Deborah Haynes. ‘Kur dola jashtë, pashë këtë masë valixhesh që mbushnin trotuarin si një qilim i madh bagazhesh.’- tha më tej ajo.

Një zëdhënës i aeroportit Heathrow tha se kishte një problem teknik me sistemin e bagazheve të Terminalit 2, i cili tani është zgjidhur.

‘Ne po punojmë ngushtë me linjat ajrore për të ribashkuar pasagjerët me bagazhet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.’- tha ai.

Kaosi me udhëtimet ne aeroporte të ndryshme në Mbertërinë e Bashkuar dhe në gjithë Evropën, që po përpiqen të përballojnë sezonin e pikut të verës, vjen edhe nga mungesa e stafeve të punëtorëve.

Linjat ajrore janë përballur me mungesë personeli, duke rezultuar në qindra anulime gjatë muajit të kaluar.

 

Artikulli paraprakSI T’I SHPËTOSH VAPËS? NË ANGLI E FRANCË NJERËZIT U DREJTOHEN SHATËRVANEVE DHE PARQEVE
Artikulli tjetër340 VITE PAS FUNDOSJES, SHISHET E VERËS NË ANIJEN MBRETËRORE ENDE TË PAHAPURA