Një javë pas marrjes së pushtetit nga talebanët, kaosi mbizotëron sërish në aeroportin e Kabulit. Orët e para të mëngjesit të së hënës ka pasur përplasje mes forcave afgane të sigurisë dhe subjekteve të paidentifikuar. Si pasojë e të cilave një anëtar i forcave afgane të sigurisë ka humbur jetën dhe tre të tjerë u plagosën. Në konflikt u përfshinë edhe ushtarët amerikanë dhe gjermanë.

Ndërkohë që presidenti amerikan Joe Biden është zotuar për “angazhimin e tij të palëkundur” për të rikthyer shtetasit amerikanë dhe afganët në rrezik nga Afganistani, por paralajmëroi për pengesa, përfshirë kërcënimin e një sulmi nga Shteti Islamik i në Provincën Khorasan ( ISKP).

“Nuk ka asnjë mënyrë për të evakuuar kaq shumë njerëz pa dhimbje. Ne kemi bërë ndryshime, duke përfshirë shtrirjen e zonës së hyrjes përreth aeroportit zonës së sigurt. Ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë’ u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Në anën tjetër, Biden nuk ka mohuar një zgjatje të afatit për tërheqjne e trupave amerikane edhe pas 31 gushtit, gjë e cila ka nxitur edhe reagimin e talebanëve.

“Nëse SHBA dhe Britania e Madhe përpiqen të fitojnë kohë për të vazhduar evakuimet nga Afganistani, do të ketë pasoja”. Këto ishin fjalët e Suhail Shaheen, një zëdhënës i talibanëve, duke theksuar se nëse zgjatet qëndrimi I forcave perëndimore në vend do të thotë zgjatje të pushtimit dhe për këtë do të ketë pasoja.

Në anën tjetër Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e cila mban edhe presidencën e BE-së tha se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë një valë të emigrantëve nga Afganistani.

“BE-ja nuk do të hapë asnjë korridor evropian humanitar ose migracioni për Afganistanin. Ne nuk do të lejojmë që të përsëritet gabimi strategjik i 2015-ës”, shkroi Jansha në Twitter më 22 gusht.

Në përpjekje për të koordinuar një përgjigje të shpejtë dhe zgjidhje të situatës, kryeministri britanik Boris Johnson ka thirrur një takim urgjent të martën të liderëve të G7.

Që nga e diela e kaluar kur talebanët morën nën kontroll vendin të paktën 20 persona kanë humbur jetën ndërsa mijëra presin ende në radhë për tu larguar nga vendi që nuk u jep asgjë tjetër përveç frikës. Të paktën 28 persona janë evakuuar që nga e diela ndërsa mijëra presin në radhë fluturimin e tyre, tanimë të ndihmuar edhe nga avionët civilë.

Artikulli paraprakSHISH DHE ANTITERRORI, SKANIM AFGANËVE QË DO TË VIJNË
Artikulli tjetërRAMA PUBLIKON PAMJE NGA KLASAT DHE AMBIENTET SHKOLLORE TË REJA: MERITOJNË NOTËN 10 PËR KUSHTET, GATI PËR TË PRITUR NXËNËSIT NË SEZONIN E RI