Blloku I pallateve në Xhabije prej kohësh është në një gjendje tejet të rënduar. Megjithatë, situata bëhet më alarmante në ditët me shi, ku gropat përgjatë rrugës mbushen me ujë duke vështirësuar kalimin e qytetarëve.

Përveç pamjes së pahijshme që një zonë midis qytetit të jetë në gjendje të tilllë, ajo cka shfaqet më problematike është se banorëve iu duhet të kalojnë përmes pellgjeve me ujë.

Janë rreth 15 pallate me më shumë se 150 familje të cilët cdo ditë përballen me gropat e mbushura me ujë deri në hyrje të pallateve,

baltën dhe mungesën e kanalizimeve.
Ndërkohë edhe punimet e planifikuara që në vitin 2016 e që duhet të përfundonin pas 7 muajve që nga data e parashikuar mirë që nuk kanë mbaruar por janë lënë përgjysëm.

Ky është një nga investimet që është bërë “mollë sherri” mes qeverisë dhe bashkisë por që ende nuk po merr zgjidhje

për shkak të shpronësimeve të banorëve, vendim që akoma nuk ka ardhur nga Këshilli i Ministrave.

Qytetarët shpesh herë kanë bërë thirrje për sistemimin e këtij segmenti por sic duket fjalët e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Problemi vazhdon të rritet dita-ditës.