Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi ka dhënë një përgjigje për kundravajtjen që ndodh në pjesën më të madh të kohës në pedonalen përballë bashkisë edhe pse aty në orare të caktuara nuk lejohet qarkullimi apo as parkimi i mjeteve.

Një zgjidhje tha kryebashkiakja është për ta bërë të gjithë zonën pedonale dhe për të lejuar vetëm qarkullim të autorizuar të makinave. Kryebashkiakja sheh edhe mundësinë e një bashkëpunimi me bizneset e zonës BID për të gjetur një zgjidhje që shmang kaosin që krijohet shpesh herë në pedonale. Këmbësorët në shumë raste shqetësohen nga lëvizja e makinave në pedonale duke mos arritur që kjo zonë të menaxhohet ashtu siç duhet, gjë e cila ka bërë që bashkia të mendojë disa forma për ta zgjidhur në të ardhmen.