Për këdo që kalon në rrugët e Shkodres, këmbësor apo drejtues mjeti, trafiku është në kaos. Kalimtarë që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin lëvizin të orjentuar nga shpejtësia e lëvizjes së makinave duke kaluar mes tyre, pa pritur të drejtën e kalimit ne vizat e bardha, që në një pjesë të mirë të rrugëve të qytetit mungojnë, apo kanë nevojë për rivijëzim.

Kete radhekemi zgjedhur zonen e zdrales e cila. Ku ë këtë lëmsh trafiku, nuk mungojnë as motorrët, drejtuesit e të cilëve, në pjesën më të mirë të rasteve, kanë zgjedhur lëvizjen në drejtim të kundërt, apo edhe mbi trotuare. Nje problem jo I vogel qe u vu re ishte mungesa e policeve rrugore te cilet tregojne nje indiferentizem per kaosin qe krijohet ne kete segement duke e perqendruar vemendjen e tyre ne rruget kryesore te qytetit.Situate ne fakt eshte mese e qarte lëvizja me nje mjet levizes duket se nuk është zgjidhja e duhur për çlodhjen e fundjaves sic eshte e diela. Te njejtin problem kane edhe kembesoret ata vazhdojne te jene te privuar nga levizja e lire ne trotuar si shkak I arrogances se pronareve te dyqaneve te shume qe karakterizojne kete zone.