Ambasada e Italisë në Tiranë ka shprehur shqetësim për kaosin e krijuar në Kuvend tashmë prej javësh. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada italiane i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës që të punojnë bashkë në mënyrë që Parlamenti të ushtrojë detyrën e tij.

Kujtojmë se dje kanë reaguar edhe ambasada e SHBA-së dhe ajo e Britanisë.

“Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim për zhvillimet më të fundit në Parlamentin shqiptar. Një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë. Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve.”, thuhet në reagim.

Artikulli paraprakSCHOLZ: PO VËSHTROJMË ME INTERES MARRËVESHJEN ITALI-SHQIPËRI!
Artikulli tjetërDY TË VDEKUR PAS SHPËRTHIMIT TË NJË MAKINE NË KUFIRIN SHBA-KANADA