Pas kaosit të krijuar në parlament me djegien e karrigeve dhe sendeve të forta që u hodhën në drejtim të kryeparlamentares Spiropali, grupi i PS po mbledh firma për përjashtimin e disa deputetëve të PD. Burime bëjnë me dije se mes një liste të gjatë, kërkohet masë ndëshkuese për:
Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.
Pas arrestimit të deputetit të PD-së Ervin Salianji me vendim të formës së prerë për dënimin e tij me 1 vit burg, PD dhe lideri paralajmëruan dhunë dhe trazira.
Ditën e sotme, seanca nisi me tensione teksa deputetët e PD-së filluan të hedhin sende në drejtim të kryetares së parlamentit Elisa Spiropali, e cila po lexonte në Kuvend mospranimin e kërkesës për thirrjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar mandatin e Ervin Salianjit.
Më pas deputetët morën karriget në sallë, i nxorën jashtë tek oborri dhe i vunë flakën, teksa u futën sërish brenda. Noka dhe Nallbati u kapën me deputetin socialist Petro Koçi, ndërsa deputetit Braçe i fikën mikrofonin duke folur. Seanca u mbyll në pamundësi për të vijuar më tej, teksa opozita theksoi se situata të tilla do të vijojnë sërish në seancat plenare.