2 përrenjtë që kalojnë përmes lagjes Kapedani në qytetin e Vaut të Dejës kohët e fundit janë tejmbushur nga mbetjet e shumta urbane.

Sipas banorëve, situata mund të zgjidhej duke vënë në dispozicion më tepër kosha, por vënë theksin edhe tek kujdesi që duhet të kenë vetë ata për menaxhimin e ambientit. Përroi i Glinës dhe përroi Rekaj janë dy zona të përfshira nga depozitimet e shumta të mbetjeve urbane. Situata është e njëjtë gjatë rrjedhës së dy përrenjve, ndërsa me rritjen e temperaturave kalimi bëhet mjaft i vështirë për 1000 bnaorët e lagjes.