Kapelja e Indiana Jones ka dalë në shitje për një shifër marramendëse në Los Angeles. Shtëpia e ankandit, Prop Store, organizon një ankand, i cili do të mbahet nga 19 qershori deri më 1 korrik të këtij viti.

Kapelja është vlerësuar deri në 250,000 dollarë.

“Producentët e kanë porositur kapelën nga prodhuesi londinez i kapelave, Herbert Johnson”, ka treguar drejtori i shtëpisë së ankandit, Brandon Alinger.

Për adhuruesit e magjistarit më të famshëm në botë, do të jetë gjithashtu edhe shkopi i Harry Potter i përdorur gjatë filmit “Harry Potter and the Deathly Hallows – Part 1′ (2010) si dhe syzet e bëra nga Daniel Radcliffe në Harry Potter and the Deathly Hallows – Pjesa 2 ‘(2011).

Ankandi i quajtur “Entertainment Memorabilia”përfshin mbi 1600 artikuj të rrallë të përdorur në prodhime televizive dhe filmike dhe pritet të sjellë të paktën gjashtë milionë dollarë.

Ndërkohë është duke u përgatitur vazhdimi i pestë për Indiana Jones që do të jetë edhe filmi i fundit, në të cilin 78-vjeçari Harrison Ford do ta ketë rolin kryesor.