Igumenicë, kapen 118 kg marijuanë, në pranga 3 femra

 

Policia helene ka arrestuar në kufirin greko-shqiptar 3 femra greke. 2 femrat janë ndaluar në Agio Nikolao të Filatit në Igumenicë, ku në mjetin e tyre janë gjetur 118 kg marijuanë. Femrat e arrestuara janë të moshës 33 vjeç dhe 26 vjeç. Pas arrestimit të tyre, në prangat e policisë ka rënë edhe një 41-vjeçare, si bashkëpunëtore e tyre. Droga e sekuestruar ishte marrë në kufirin e gjelbër dhe kishte destinacion Athinën.