Guardia di Finanza ka sekuestruar plot 11 kg e 500 gr heroinë në Foggia ku janë arrestuar tre persona, dy shqiptarë dhe një italian.

Sipas mediave italiane janë arrestuar Alessandro Bonaventura, 38 vjeç nga San Severo dhe 2 shqiptarët Elio Jançe, 38 vjeç dhe Orges Tusha, 40 vjeç. Të tre janë ndaluar në një bostbllok në autostradë mes Foggias dhe San Severo, ku ishin takuar bashkë. Në automjetin e 40-vjeçarit Tusha, të fshehur në një çantë shpine, policët e Guardia di Finanza kanë gjetur pakot e heroinës me një peshë totale prej 11.5 kg

Artikulli paraprakARREST ME BURG PËR DJALIN VRASËS: NËNA NUK MA FAL
Artikulli tjetërRAMA FOTO NGA SHKODRA, KOMENTUESIT: PSE S’THUA MIRMËNGJESI NGA KSAMILI?