Kapen 20 kg kokainë, në pranga 3 burra dhe një grua

Një tjetër sasi e madhe kokaine është kapur nga policia, këtë herë në Gjenevë ku në pranga janë vendosur 4 persona, 3 burra dhe një grua, të gjithë shqiptarë. Siç bëhet e ditur nga mediat zvicerane, të arrestuarit janë të moshave nga 24 deri në 40 vjeç. Ata janë kapur më saktësisht me 19.6 kilogramë kokainë. Në momentin e ndalimit, trafikantët janë kapur me 1.25 kilogramë kokainë, por nga hetimet dhe kontrollet në makinë dhe banesa kanë gjetur edhe pjesën tjetër të kokainës. Të katër të arrestuarit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë dërguar në qeli.

Artikulli paraprakKAPET I KËRKUARI NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK NJERËZISH
Artikulli tjetërPOLICIA PARANDALON NJË TJETËR SULM NË PARIS, KATËR TË ARRESTUAR