Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi u kapën me një sasi prej 65 kilogramë kanabis sativa, të cilën e shisnin në periferi të kryeqytetit në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vakumona” u arrestuan: 1-Bashkim Joca, 46 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë 2-Albi Joca , 19 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë 3-Mirel Joca, 18 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë Si dhe shpallet në kërkim shtetasi P.L., “Personat u kapën në flagrancë më datë 05.12.2017, rreth orës 20:00, ku tek vendi i quajtur “Gurorja e Kllojkës” ka rezultuar se shtetasit Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj”, sqaron policia e kryeqytetit.

Blutë e Tiranës thanë se personat e lartpërmendur lëviznin me automjetin, “Renault Laguna”, me targë AA 232 FI në përdorim nga këta shtetas. “Në vendin e quajtur “Gurorja e Kllojkës”, janë neutralizuar dhe prangosur të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjetit të tyre ndodheshin disa thase të zinj dhe të bardhë të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Sasia e bimës së dyshuar si narkotike e përshkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 65,6 kg.” Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 automjet dhe 4 telefona celularë Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkepunim”, parashikuara nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve: Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca.

Artikulli paraprakNDALOHEN DHE POLICE E DOGANIERE TE PORTIT PËR TRAFIKIMIN E 2.5 TON DROGE NGA DURRESI NE ANKONA
Artikulli tjetërFAMILJA SHQIPTARE PADIT POLICINË ITALIANE PËR VDEKJEN E TË BIRIT, ZBULON VIDEON E DHUNËS