Katër kilogramë heroinë dhe kokainë janë kapur mëngjesin e sotëm.Arrestimet janë bërë në Padova, Itali dhe në pranga janë vënë dy shqiptarë.

Droga mësohet se shitej në Padova dhe në Venecia.Operacioni është bërë nga skuadra e lëvizshme e policisë së Padovas, pas një hetimi të koordinuar nga prokuroria e këtij qyteti.

Shqiptarët janë kapur me 2 kilogramë heroinë dhe 1.7 kilogramë kokainë.
Policia italiane pritet të dalë në një konferencë për të dhënë detaje të tjera.

Artikulli paraprakARRESTOHET MJEKU POPULLOR ,I GJENDEN EDHE ARMË
Artikulli tjetërAKUZOHEN SE VODHËN 14 DYQANE, DY NË PRANGA E DY NË KËRKIM