“Nesër do dalim për peshk”. Në fakt, për “peshkim” marijuane, e cila vinte nga Shqipëria, me një gomone gjashtë metra të gjatë. Ngarkesa ishte e ndarë në 33 thasë, gati për t’u shitur në treg gjatë festimeve të Krishtlindjeve dy vjet më parë.

Dy shqiptarë, Keljant Llaka e Ali Gockaj, dhe katër italianë, Giuseppe e Italo Lorè, vëllezër, Nicola Magli e Luigi Spina, përfunduan në prangat e Guardia di Finanza e Brindisit natën e 15 dhjetorit 2016, pas interceptimit të ngarkesës nga autoritetet. Droga e transportuar me gomone nga shqiptarët do të dorëzohej në Lendinuso, ku do ta merrnin italianët. Këta e morën në dorëzim por më pas e braktisën menjëherë mallin dhe ia mbathën sapo panë karabinierët, duke qenë në liri deri këtë të martë, më 9 janar, kur përfunduan ata në pranga.

Droga e sekuestruar përfshinte 33 thasët me peshë 436 kilogramë, të kapur në bagazhin e një Renault Espace, plus 41 kile të tjera në gomonen që kishte dalë në breg.

Artikulli paraprakGODITET BANDA E SHQIPTAREVE , VODHËN 60 VILA E BANESA
Artikulli tjetërME ARMË E MASKA, DHUNOHET NJË PERSON DHE GRABITET VILA 3-KATËSHE