Dy hajdutë nga Babrruja janë kapur pas një hetimit të Policisë së Tiranës.

Burimet zyrtare thanë se janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, disa vjedhje të ndodhura më parë. Në pranga janë vënë: Edison Sula, 26 vjeç, banues në Babrru, i dënuar dy herë më parë për vjedhje. Fatmir Murati, 29 vjeç, banues në rrugën “Babrru” Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje. Këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesat e tre qytetarëve, banues në Kamëz, si dhe vjedhjen e celularit, një të miture.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura: 3 televizorë të markave të ndryshme 1 sobë gatimi, 1 laptop 1 varëse me gurë ari 1 telefon 1 orë dore. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzën e “Vjedhjës së kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakKËRCËNONTE GRUAN PARA FËMIJËVE, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërPOLICIA I GJEN MARIJUANE SHQIPTARIT NË FRIGORIFER