Kapen gjatë natës duke trafikuar mallra kontrabandë

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia kufitare e Korçës, pasi ka futur mallra kontrabandë. Procedimi penal ka nisur ndaj shtetasve A.M., 24 vjeç si dhe shpalli në kërkim shtetasin P.T, 27 vjeç, nga fshati Gollomboç i Korçës. Këta shtetas, rreth orës 23:20 të një nate më parë janë pikasur nga policia kufitare e postës së Pustecit duke udhëtuar në rrugën nacionale Gorricë-Korçë. Pavarësisht shenjës për të ndaluar, ata nuk i janë bindur thirrjes së policisë, çka i detyroi forcat e rendit t’i vihen në ndjekje mjetit. Makina me targa të huaja u gjet e braktisur në fshatin Diellas, Pustec, e cila u bllokua më pas. Brenda automjetit u gjetën mallra të ndryshme ushqimore, për të cilat paguhet akcizë. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka të implikuar të tjerë në këtë veprimtari.