Katër persona ranë në prangat e policisë së Durrësit gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Depërtimi”.

Dy prej të arrestuarve janë babë e bir. Arrestimi i tyre u bë të hënën në lagjen Nr.14 të qytetit. Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Buzi, ku të pranishëm ishin edhe shtetasit e mësipërm, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg kanabis dhe telefona celularë.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasit:

Fatmir Buzi, 44 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;

Rejdi Buzi, 19 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, djali i F.Buzi;

Shkelzen Hoxha, 30 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;

-Berlin Metaj, 18 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lire (për shkak të moshës) në ngarkim të shtetasit S.M. 15 vjeç, banues në Kënetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve” në bashkëpunim.