Kapen me gomone në ujërat shqiptare, dy italian nën hetim.

Dy italianë janë nën hetim pasi kanë kaluar në ujërat shqiptare në mënyrë të jashtëligjshme. Dy ditë më parë, Ronzo Onofrio Cavallo dhe Luigi Carlo Cofano, 43 dhe 52 vjeç, u kapën me një gomone me dy motorë tip “Yamaha”nga 250 hp. Italianët janë ndaluar rreth orës 23:15 në “Plazhin e Darzezës”. Ata kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Materialet në ngarkim të italianëve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Artikulli paraprakMETA: VENECIA DHE KONSENSUSI, BOSHTI I REFORMËS
Artikulli tjetërFEMRAT MBAJNE LART EMRIN E VLLAZNISE, FITOJNE KUPEN