Një sasi prej 6.5 kg marijuanë është sekuestruar nga policia kufitare në portin e Durrësit, destinacioni i së cilës ishte Italia.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shtetasi Fatbardh Kokomeci, 54 vjeç, banues në Tiranë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobus, me drejtues shtetasin F.Kokomeci, pas një analize risku të hollësishme dhe verifikimeve të tjera speciale nga Specialistët e vijës së dytë të Kontrollit në pjesën e pasme, pas sedileve të fundit u gjet lëndë narkotike Marijuanë”, sqaron policia.

Sipas deklaratës, droga ishte e ndarë në 5 pako. Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi I lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.

Artikulli paraprakDURRËS, GJENDEN 2 TRUPA TË PAJETË
Artikulli tjetërPOLICIA, NJËSI E POSAÇME PËR AKSIDENTET E RËNDA