Kapet 61 vjeçari me 26 kg kanabis në mjetin tip “Benz ML”

Një sasi prej 26 kg drogë e llojit kanabis sativa u sekuestrua nga policia në pikpn e kalimit kufitar të Kapshticës, ndërsa është arrestuar në flagrancë poseduesi i saj. Policia e Shtetit bëni me dije për sasinë e drogës e ndarë në 5 pako, ka arrestuar në flagrancë 61 vjeçarin Idris Mani, banues në Shkodër. “Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Benz ML” me targa AA211NY, të cilin ky shtetas drejtonte, në një vend të modifikuar në pjesën e tavanit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 26,3 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva”, sqaron policia. Nga verifikimet e kryera rezulton se lënda narkotike po transportohej në drejtim të Greqisë. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Artikulli paraprakVRASJA NË BELGJIKË MBYLLET PROCESI PËR FRROKUN,PRETENCA NË 9 SHKURT
Artikulli tjetërPASAPORTAT FALSE, SHTOHEN RASTET, EDHE VJEDHJE E IDENTITETIT