Drogë në portin e Durrësit – Kapen 700 kg kanabis, lirohet shoferi i kamionit, pronari në kërkim

 

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme droge në dy prej pikave doganore më të rëndësishmë në vend. Në portin e Durrësit janë gjetur 700 kg kanabis, e cila kishte si denstinacion veriun e Italinë ndërsa në Kapshticë janë sekuestruar 10 kg kanabis sativa e fshehur në shishe plastike. Sekuestrohet 700 kilogramë kanabis sativa në portin e Durrësit, e cila kishte destinacion veriun e Italisë. Lënda narkotike po transportohej përtej kufirit me anë të një kamionçine AA 475 LO të ngarkuar me konfeksione. Droga është pikasur vetëm gjatë skanimit në vijën e dytë të kontrollit në portin e Durrësit. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit L.S dhe e ka liruar disa orë pas marrjes në pyetje, ndërsa ka shpallur në kërkim pronarin e firmës, shtetasin K.Z.51 vjeç, banues në Shkodër, të cilit i përkisnin materialet që po transportoheshin drejt Italisë. Mësohet se në polici, drejtuesi i kamionçinës ka deklaruar se si shofer i kompanisë ku punon kishte si detyrë të kryente transportin e konfeksioneve, por nuk kishte dijeni për prezencën e lëndës narkotike në mjetin që drejtonte. Policia e Durrësit sekuestroi 497 pako me peshë totale 700 kilogramë. Hetimet për këtë rast të trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike të mbetur në tentativë i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pritet që të zbulohen bashkëpunëtorët, porositësit dhe organizatorët e këtij rrjeti të trafikut. Kapet me 10 kg kanabis në shishe plastike drejt Greqisë Ndërkohë në Kapshticë janë sekuestruar 10 kg drogë e fshehur në 34 shishe plastike. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë përdorur kameren fibroskop në automjetin e shtetasit Dorjan Braho 38 vjeç për të zbuluar drogën.