Kapet dhe ndalohet autori i ngjarjes së djeshme me datë 30.01.2018, ku mbeti i plagosur shtetasi I. D, 54 vjeç , banues në fshatin Guri Zi, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Me datë 31.01.2018 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë punës së pandërprerë dhe intensive u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Paulin Paloka, 44 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër Ndalimi i tij u bë pasi dje me datë 30.01.2018 pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse (sëpate) shtetasin I. D, 54 vjeç , banues në fshatin Guri Zi, ku mëpas është larguar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.