Pjetro Meçaj, 22 vjeç është arrestuar sot nga Policia e Vlorës si autori i grabitjes 4 ditë më parë i një supermarketi në Vlorë.

Atij iu kontrollua banesa dhe iu gjet edhe maska dhe thika që përdori gjatë grabitjes si dhe afro 6 kg kanabis. Policia e Vlorës njoftoi se ka vijuar intesivisht kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit i cili katër ditë më parë grabiti nën kërcënimin e thikës një supermarket në lagjen ”Hajro Çakërri”. Falë punës së organizuar të Policisë, përfshirë kqyrjen e kamerave të supermarketit e bizneseve pranë u bë i mundur identifikimi dhe kapja prej Policisë në bashkëpunim me grupin e FNSH¬-së, e Pjetro (Marian) Mecaj, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në katin e tretë të banesës së tij në lagjen ”10 Korriku”, i ka gjetur dhe sendet që ka përdorur për grabitjen, 3 thika, maskat, veshjet dhe kasën e vjedhur. Gjithashtu dhe 5.74 kilogram kanabis, 2 fidanë kanabis të kultivuara në vazo lulesh si dhe fara të bimës narkotike.

Artikulli paraprakGJENDET NË NJË SHKËMB TË THEPISUR, TRUPI I 56-VJEÇARIT TË ZHDUKUR
Artikulli tjetërE PËRPLAS MAKINA, HUMB JETËN MOTORÇIKLISTI